Vetëplagoset aksidentalisht një vajzë në Lipjan
Një vajze në Lipjan të shtunën i ka shkrepur arma aksidentalisht dhe e njëjta ka pësuar një lëndim të lehtë, gërvishtje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si me lartë dhe është bërë konfiskimi i armës.
“Është raportuar se të dyshuarës femër kosovare arma i ka shkrepur aksidentalisht dhe e njëjta ka pësuar një lëndim të lehtë, gërvishtje. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si me lartë dhe është bërë konfiskimi i armës”, thuhet në raportin e Policisë.