Syla i reagon VV-së: Kosova nuk është Kore Veriore e as Iran
07/06/2020, 14:02
Ai ka thënë se qeveria nuk është parti politike e as pronë e kryeministrit dhe se qëndrimi e votimi ndryshe përbën vlerë të demokracisë.
Syla ka thënë se VV është aty ku është sot pikërisht për shkak të qasjes së tyre.
Lexojeni postimin e plotë të tij:
Veç disa njerëz nga LVV kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë.
Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë.
Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran.