Veseli thotë se kufiri me Shqipërinë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se hapjabe kufirit të Kosovës me Shqipërinë nuk do duhej të përbënte lajm, pasi siç tha ai, ky kufi që ndante shqiptarët, që u shemb para dy dekadash, me një qeveri normale nuk do duhej të mbyllej me vendim politik.
”Hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve. Ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike. Muajt e humbur t’i kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas. Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të intensifikohet veçmas pas situatës së rënduar nga pandemia. Të angazhohemi të gjithë për t’i rrëzuar pengesat e fundit mes Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar Veseli.