1 mijë e 194 të infektuar, 31 të vdekur dhe 884 të shëruar nga koronavirusi
Po ashtu mbrëmë u regjistrua edhe një vdekje nga kjo pandemi. Një 71 vjeçar nga Vushtrria që kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse ka vdekur duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.
Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani është 884.
“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.