Deputetja e PDK-së përshëndet heqjen e reciprocitetit: Raportin tonë diplomatik s’guxon ta dëmtojë asnjë parti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Sipas saj, vendimet strategjike nacionale të cilësdo qeveri në Kosovë gjithmonë duhet të bashkërendohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Raportin tonë diplomatik nuk guxon ta dëmtojë asnjë parti politike që dëshiron të udhëheq me vendin. Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetin, sepse vendimi i kaluar ishte elektoral dhe shantazhues ndaj ShBA-së. Të punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtar për të ardhmen e shtetit tonë të integruar në BE”, ka shkruar ajo në Facebook.