Ngritet aktakuzë në rastin e vrasjes së fëmiut nga komuniteti rom në Fushë Kosovë vitin e kaluar
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Dhunimi”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë”, thuhet në komunikatë.