Abazi pas heqjes së reciprocitetit: Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Sipas tij, ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues.
“Po e ‘luftojnë’ pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë ‘liberalizimin e vizave’, kanë nënshkruar demarkacionin… kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues”.