Hoti thotë se nuk do t’ia kalojë presidentit kompetencat për dialogun
Kryeministri Avdullah Hoti, ka mohuar se ia ka transferuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kompetencat për dialogun me Serbinë.
Pas mbledhjes së qeverisë ku u vendos për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, Hoti ka thënë se Qeveria do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
Kjo sipas tij, është e garantuar edhe në bazë të Kushtetutës.
“Kryeministri në bazë të kushtetues e udhëheq dialogun. Nuk do t’i transferoj asnjëherë kompetencat te presidenti. Dialogu udhëhiqet nga qeveria”, ka thënë ai.