Zogiani i VV-së: Qetësia jonë e çmend Thaçin
Avni Zogiani, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi i ka quajtur agresive ndaj partisë së tij ku sipas tij me atë gjuhë është duke kërkuar trazira.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogiani ka thënë se qetësia e VV-së është duke e çmendur presidentin Thaçi.
“Gjuha agresive e Thaçit ndaj VETEVENDOSJE! kerkonte trazira. Qetesia jone, çmend ate!”, ka shkruar Zogiani.
Tutje ish-zëvendësministri ka shtuar se “Ai e di se qiraja e LDK-se eshte me afat skadence, e vendi do t’i rikthehet qytetarit, se shpejti!”