Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot, këto ndeshje do të luhen
IPKO Superliga është rikthyer këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi me ndeshjet e xhiros së 23-të. Gara për titull të kampionit dhe lufta për mbijetesë pritet të jenë mjaft e zjarrta.
IPKO Superliga e Kosovës është rikthyer këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus.
11 xhirot e mbetura deri në fund të sezonit 2019/2020 do të jenë mjaft të “nxehta”, si për titull të kampionit, ashtu edhe për mbijetesë.
Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të të ligës elitare.
Në fakt, kjo xhiro nisi me duelin e djeshëm ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, ku skuadra e Tahir Batatinës triumfoi 4-1.
Sot zhvillohen dy takime, Feronikeli vs Vushtrria dhe Drita vs Flamurtari.
Derisa për të dielën janë programuar tri ndeshje; Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Ferizaj.
Siç dihet tashmë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të zhvillohen pa praninë e shikuesve, raporton Gazeta Express.
IPKO Superliga – Java e 23-të
E premte, Llapi – Dukagjini 4-1
E shtunë 16:00 Feronikeli – Vushtrria
E shtunë 16:00 Drita – Flamurtari
E diel 16:00 Gjilani – Trepça ’89
E diel 16:00 Ballkani – Drenica
E diel 18:00 Prishtina – Ferizaj