Qeveria Hoti mban mbledhjen e dytë të rregullt
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e dytë të rregullt.
Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
Sipas këtij njoftimi, mbledhja e dytë e Qeverisë pritet të fillojë nga ora 10:00.
Kujtojmë se dje në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.
Për këtë program të gjithë ministrat tjerë votuan pro, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që votuan kundër.
Po ashtu Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, miratoi edhe propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për ta ndihmuar familjen e Agon Musliut me 25 mijë euro.