Bilall Sherifi tregon pse nuk dëshiroi të jetë pjesë e ekzekutivit
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se ka qenë dëshira e tij që të mos inkuadrohet në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.
Kjo deklaratë e Sherifit vjen pas deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala mbrëmë ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.
“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”.
“Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit”, tha ai për Periskopin