Qytetari ia sheh sherrin rrjetit social, i zbrazet xhirollogaria bankare
Një qytetari nga Fushë Kosova i janë marrë para nga xhirollogaria bankare.
Ai në fakt ia ka parë sherrin rrjetin social, prej nga thotë se disa persona ia kanë marrë paratë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në mbrëmjen e 2 qershorit rreth orës 19:00 nga xhirollogaria e tij bankare i mungojnë disa mjete të cilat sipas ankuesit ishin tërhequr përmes rrjetit social”, thuhet nga Policia.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës tregon se është njoftuar dhe angazhuar njësia e krimeve kibernetike dhe prokurori.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar./FaktePlus