Haxhi Shala paralajmëron largimin nga Nisma
Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij.
Shala ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.
“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”.
Ai ka thënë se nëse nuk respektohen organet e partisë do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga NISMA.
Shala ka thënë pas votimit ka pasur një telefonatë me Limajn.
“Kur nuk e kam pranuar të marr fjalën si kryetar i NISMA-s, Limaj më ka thënë çfarë bëre mor kështu”, tha ndër të tjera Haxhi Shala në Rtv Dukagjini.
Fakte Plus ditë më parë kishte pyetur Haxhi Shalën pë mundësinë e largimit të tij nga kjo parti. Ai ka thënë se nuk ka mundësi.
Vota për Qeverinë Hoti, a po ndahet nga Nisma Haxhi Shala dhe a po kalon në AAK?