Armend Zemaj merr detyrën e ministrit të Shëndetësisë
Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka marrë detyrën e ministrit.
Ai në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve, u kërkoi atyre të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive.
“Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend”, thuhet në një njoftim, përcjell FaktePlus.
Komunikata e plotë:
Ministri Zemaj merr detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë
Prishtinë, 04. 06. 2020
Ministri i ri i Shëndetësisë Armend Zemaj mori sot detyrën e tij në krye të këtij dikasteri.
Ai zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkoi që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.
Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend.