Ambasadori Heldt: Hoti të qeverisë me standarde të Qeverisë Kurti
“Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen”.
Kështu ka thënë sot në Twitter, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Duke uruar Republikën e Kosovës për Qeverinë e Re amabsadori Held ka bërë thirrje që Qeveria Hoti të qeverisë me standarde të vendosura nga Qeveria Kurti.
Postimi:
Kosova ka një qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme e 61 parlamentarëve të zgjedhur. Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen.
Ne do të jemi aty bashkëbisedues për Avdullah Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze në agjendë serioze: dialogu i udhëhequr nga BE-ja, jo korrupsion, sundim i ligjit, pa nepotizëm, qeverisje e standardeve të përcaktuara. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”, thotë Heldti.
Kosovo has a new government, voted for by necessary majority of 61 elected parliamentarians. Previous gov. with LDK participation has set standards in governance, transparency and fight against corruption and nepotism. These are now standards we expect to start off with.
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) June 4, 2020