Shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+ pas dorëheqjes së Zikreta Alitit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.
Gjatë seancës së sotme plenare, Osmani ka ta thënë që Grupi 6+ nuk ekziston më nga data 3 qershor.
“Me këtë e humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bënë Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani.