Inskenoi rastin e rrëmbimit, ferizajasi e pranon se gënjeu Policinë e Kosovës
Një rast i lajmëruar si rrëmbim në natën e 1 qershorit nga një kosovar në Ferizaj ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
Në fakt kjo është vërtetuar pas hetimeve që kanë zhvilluar njësitet nga Policia e Kosovës.
“Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka mësuar se rasti i lajmëruar si rrëmbim nga një mashkull kosovar ka qenë lajmërim i rremë. Gjatë intervistimit tani i dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar rastin”, thuhet sot nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus