Frankfurt e dyfishon epërsinë ndaj Werderit të Rashicës
Eintracht Frankfurt e ka dyfishuar epërsinë kundër Werder Bremenit, në një ndeshje të Bundesligës që po zhvillohet momentalisht në Weserstadion.
Stefan Ilsanker shënoi për 2:0 për Frankfurtin në minutën e 80-të.
Rashica nuk ishte titullar në këtë takim shkaku i një shqetësimi në kofshe, por u fut në lojë nga stoli që prej minutës së 60-të.