Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile
Hoti, në qeverinë e tij ka në koalicion Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet, duke përfshirë edhe Listën Serbe.
Por, i njëjti dikur nuk kishte pasur fjalë të mira për këtë parti. Hoti në vitin 2018, kur Listën Serbe e lidhte me dirigjencat e Beogradit.
Hoti aso kohe, kur Lista Serbe braktisi qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, shprehej se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile derisa shumica e thjeshtë prej 61 votave varet nga Lista Serbe.
Hoti, i kishte quajtur ata instrument i Beogradit dhe garantonte se LDK-ja do të merr veprime të matura në përputhje me interesin nacional të Kosovës.
“LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”, kishte shkruar Hoti.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë: