Ambasada e ShBA-së uron Qeverinë Hoti: Mezi presim të punojmë me të
Ambasada amerikane ka uruar Qeverinë Hoti, pak minuta pas votimit të saj në Parlamentin e Kosovës.
Përmes një komunikate, kjo ambasadë ka thënë se mezi presin të punojnë me këtë Qeveri dhe vazdhojnë punët e rëndësishme, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale.
“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punët e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell FaktePlus.
Congratulations on the peaceful formation of the new government. We look forward to working with the Hoti government to continue important work on peace, justice, and prosperity, including efforts to strengthen regional relations and combat COVID-19.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 3, 2020