Selimi: Kjo Qeveri duket e gëzuar por prapa këtij emocioni e ka frikën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur në seancën ku pritet të votohet Qeveria Hoti.
Selimi thotë se kjo Qeveri duket e gëzuar por në të vërtetë ka frikë.
“Neve nuk na vie keq për mocionin, por na vie keq sepse ju nuk rrëzuat një Qeveri por rrëzuat shpresat e qytetarëve”, tha Selimi.
“Ju jeni të gëzuar, por prapa këtij emocioni është frika juaj”, shtoi ai.
Tutje tha se kjo Qeveri është krijuar për t’i shërbyer ndarjes së Kosovës dhe t’i sigurojë Hashim Thaçit edhe një mandat si president, raporton FaktePlus.
“Ne sot kemi përballë ata që duan të bëjnë Qeveri pa fituesin. Qeverinë që do ta votoni sot është rrjedhë e mashtrimit të dyfishtë: mashtrimin me qytetarit dhe me ne, pra partnerin”.
“Qeveria që do ta votoni sot është ilegale dhe ilegjitime. Dekreti që sajoi presidenti juaj është i pabazuar në Kushtetutë”.
“Aktgjykimi i kësaj Gjykate është rrjedhojë e raportit të kësaj Gjykate që ka krijuar me kapësit e saj”.
“Ajo që ju po tentoni ta votoni sot nuk është Qeveria Hoti, madje nuk konsiderohet as Qeveria Thaçi 3, por është Qeveria Thaçi”.
“Neve nuk na vie keq për mocionin, por na vie keq sepse ju nuk rrëzuat një Qeveri por rrëzuat shpresat e qytetarëve”.
“I dimë shumë mirë qëllimet tuaja, ato i keni të cekëta por të rrezikshme, të thjeshta por të këqija”.