Mospajtime dhe ende i papërcaktuar – deputeti Haxhi Shala arrin në Kuvend
Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, i cili deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit, tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
Shala pak para se të niste seanca ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.
“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”.
E pak pas këtyre deklaratave Shala është parë i vetëm duke hyrë në objektin e Kuvendin.
Në deklaratat e tij Shala tha se ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i Nismës, Fatmir Limaj, për ta përfaqësuar në Qeveri.
Ai ka thënë se vota e tij do të varet edhe nga programi qeverisës që do të paraqesë Avdllah Hoti.