Hoti: Këto do të jenë dy prioritetet kryesore të Qeverisë
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se dy prioritetet kryesore të Qeverisë së tij janë lufta kundër pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike nga kjo pandemic.
Në seancën ku pritet të votohet Qeveria e udhëhequr prej tij, ai i bëri këto të ditura.
“Të nderuar deputetë, Qeveria do të ketë 2 prioritete tëm menjëhersheme: lufta kundër padnemisë dhe rimëkëmbja ekonomike nga kjo pandemi. Do të kemi dhe prioritete të tjera: forcimi i shtetit, fuqizimi i bizneseve dhe prodhimit vendor, avancimi i procesit të integrimit evropian, zbatimi i plotë i reformës së agjendave evropiane etj”, tha Hoti, raporton FaktePlus.
“Falënderim i veçantë për stafin mjekësor në përballjen me pandeminë vdekjeprurëse. Falëmnderoj policët e zyrtarët komunal që sistemi shëndetësor të mbetet në këmbë. Ishin këto kohë të vështira dhe duket se do të zgjasin e që po e testojnë qëndrueshmërinë tonë institucionale”.
“Besimi nga partnerët ishte një akt i guximshëm i vetëdijes së lartë politike dhe ndjej përgjegjësi ndaj Kushtetutës dhe qytetarëve për detyrat e mëdha që na presin”.
“Virusi ka prekur ekonominë tonë. Si shoqëri kemi treguar forcë”.
“Jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur interesat qytetare, nga nevoja për të avancuar drejt një shoqërie perëndimore, jemi nisur nga bindja jonë për gjithpërfshirje, jemi nisur nga interesat shtetërorë që ka Kosova, jemi nisur vetë nga interesi shtetëror kur kemi vendosur të dalim përpara jush”.
“Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta. Çdo veprim i përpjekjeve me sfond ideologjik do të dëmtonte konsensusin shoqëror të vendosur më 2008”.
“Ne duhet t’i trajtojmë të gjithë njësoj dhe t’i japim mundësi të barabarta”.