Konjufca: Qeveria Hoti e paligjshme, do të përballet me protesta
Lëvizja Vetëvendosje nesër do ta bëjë qëndrimin e vet se Qeveria Hoti do të jetë e paligjshme.
Kështu ka deklaruar ministri në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, duke shtuar se veprimin e parë që qeveria Hoti do ta marrë është heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Votimi i qeverisë mund të ndodhë, por për ne nuk do të thotë asgjë, sepse do të konsiderohet e paligjshme dhe shumë shpejt do të përballet me protesta”, është shprehur Konjufca në T7.
Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e bojkotimit të punës së Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje do të insistojë për zgjedhje të reja, duke mos përjashtuar as organizimin e protestave.