Vështirësohet nxjerrja e punëtorëve nga miniera, shkak shembja e gurëve
Edhe pas orëve të vonshme, ende nuk kanë arritur ekipet e shpëtimit që t’i nxjerrin dy viktimat të cilët humbën jetën si pasoj e shembjes së gurit mbi 40 tonë në Minierën e Artanës në Novobërdë.
Nga informatat që kemi marr nga brenda minierës, është përmendur se trupat nxirren diku pas orës 21:00, por kanë hasur në vështirësi të madhe dhe shembja e gurëve ia ka vështirësuar edhe më tutje punën, raporton arbresh.info.
Bëjmë të ditur se nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, ku si pasojë mbetën të vdekur një inxhinier dhe një punëtor.
Në këtë minierë punojnë mbi 140 punëtorë me nga tre ndërrime, ndërrimi i parë prej orës 06:00 deri në ora 14:00, ndërrimi i dytë prej orës 14:00 deri në orën 22:00, ndërsa ndërrimi i tretë nga ora 22:00 deri në orën 06:00.