VV diskuton në Kryesi edhe për mbajtjen e protestave
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka folur para medieve.
Ajo ka thënë se gjatë mbledhjes së kryesisë është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave.
Mes tjerash ajo ka thënë se Grupi Parlamentar është duke vazhduar takimin, ku ata do të vendosin për veprimet e ditës së nesërme në seancën për votimin e qeverisë.
“Kemi diskutuar për qëndrimet e VV-së, ka pasur disa ide sa i përket mbajtjes së protestave, grupi parlamentar është duke e mbajtur takimin dhe do të vendosin se cili do të jetë qëndrimi i tyre, tha Haxhiu.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Rexhep Selimi, tha se qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe.
“Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që nuk varej nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Selimi.
“LDK, AAK dhe Nisma po duan ta bëjnë një qeveri duke u varur sërisht nga votat e Listës Serbe. Ndërkohë që dialogu Kosovë-Serbi do të varet nga votat e Listes Serbe”, ka thënë Selimi.
Ai gjithashtu tha se “Po rikthehet situata ku Lista Serbe ëshë determinuese në zhvillimet në Kosovë”.
Tutje, Selimi tregoi edhe arsyen pse është organizuar peticion lidhur me këtë cështje.
“Fitorja e VV’së po tentohet të grabitet në mënyrë joligjore, andaj edhe është organizuar peticion”, shtoi Selimi.