Ndërron jetë punëtori që u lëndua në vendin e tij të punës në Pejë
Sot rreth orës 12:10, S. SH. (1979), derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë, njofton Policia rajonale e Pejës.
S.SH. është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe pas vizitës nga ana e stafit mjekësor, ai është transferuar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit Shtetit rasti është cilësuar asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës.