Polici i Kosovës përfshihet në politikë, nënshkruan peticionin e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një peticion në të gjitha komunat, përmes të cilit po kërkon zgjedhje të reja.
Peticioni deri tash sipas Vetëvendosjes është nënshkruar nga rreth 45 mijë qytetarë.
Nismes së kësaj partie politike, sot i është bashkangjitur edhe një polic kosovar, fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook një ativist i VV-së.
Kujtojmë që Policia e Kosovës sipas një vendimi e ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.