Vetëvendosja mbledh Kryesinë
Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e Kryesisë së Partisë.
Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, T7 raporton se është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.
Në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.
Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.