Pas kryesisë së Kuvendit, nesër mblidhet edhe kryesia e LDK-së
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbaj nesër një mbledhje me fillim nga ora 16 në selinë e saj në Qafë të Prishtinës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj partie, qytetarëve do tu adresohet kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Tutje nga ky takim pritet të dalin edhe emrat e ministrave të LDK-së në qeverinë Hoti.
Kjo mbledhje pason vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i kërkoi LDK-së që të dërgoj emrin e mandatarit të saj për të formuar Qeverinë e re.