Abazi: Për pasuri dhe kundër lirisë Thaçi e Mustafa kanë bërë paktin e djallit
Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka vazhduar akuzat drejtë presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa se kanë bërë pakt për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe formimin e qeverisë së re.
Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Facebook, Abazi thotë se Thaçi e Mustafa për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë kanë bërë paktin e djallit.
“Është patriotike me dal kundër paktit Thaçi- Mustafa sepse pakti tyre është pakti i djallit, për interesat personale të tyre, për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë, kundër Kosovës dhe kundër ardhmërisë së Kosovës” ka shkruar Abazi në Facebook.