Milazim Krasniqi padit Xhelal Sveçlen – e akuzoi se qëndroi prapa protestës “Falu n’shesh”
“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, kishte shkruar Sveqla në Facebook.
Krasniqi e kishte mohuar këtë gjë menjëherë, Profesori sot ka bërë të ditur se ka ngritur padi në gjykatë ndaj Sveqles për shpifje.
“Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.