Latifi: Askush nuk reagoi për mos hapjen e teatrove në Kosovë, bën shumë zhurmë për Teatrin në Tiranë
Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka shkruar se gjatë ditës së djeshme kur qeveria bëri publike masat lehtësuese ku nuk ishte paraparë hapja e teatrove në Kosovë heshtën të gjithë.
Ndërsa ai shkruan se kur u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë reaguan më shumë në Kosovë se në Shqipëri, shkruan Latifi.
Postimi i plotë:
Kur Edi Rama e shembi ndërtesën e teatrit në Tiranë, më shumë bëmë zhurmë ne në Kosovë, se ata në Shqipëri. Dje, kur e pamë se në masat lehtësuese të qeverisë, nuk ishte paraparë edhe hapja e teatrove në Kosovë, heshtëm të gjithë. Kjo tregon se sa hipokritë jemi. Neve nuk na intereson teatri, as kultura! Na intereson veç t’i perdorim ato për t’i sharë ata që nuk i përkasin taborreve tona partiake!