Në korrik Kosovës i shtohen edhe 400 ushtarë
Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës,gjerenal Rrahman Rama, ka folur edhe për rekrutët e rinj të cilët do t’i pranojnë këtë vit.
Rama tha se kampanja për ushtarët e rinj do të fillojnë së shpejti pasi që procesi është shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit
“Çfarë është me rëndësi është se ne shumë shpejt do të fillojmë kampanjën e rekrutimit që do të jenë në Akademinë tonë ushtarake edhe përbrenda FSK-së. Në të njëjtën kohë do t`i shpallim edhe disa konkurse për Akademi të vendeve të tjera, mbi bazën e ofertave që i kemi prej shteteve të tjera, në këtë rast nga Gjermania, Kroacia, Turqi, Maqedonia. E kemi përfunduar procesin me SHBA-të, e kemi përfunduar me Britaninë e Madhe dhe shumë shpejtë, në gjysmën e dytë të muajit qershor do ta fillojmë kampanjën e rekrutimit”, tha për Front Online, gjenerali Rama.
E në këtë konkurs i cili do të hapet në muajin korrik do të pranohen rreth 400 ushtarë të rinj.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online, Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.
“Mbi bazën e planit tonë ne kemi në plan që në korrik përafërsisht të shpallim konkursin por në të njëjtën kohë edhe të fillojmë kampanjën e rekrutimit edhe për ushtarë të rinj që përafërsisht plus minus do të jenë 10% i 400 ushtarëve të rinj që do të jenë pjesë e FSK-së. Ata do të përzgjidhen, seleksionohen, pas përfundimit të trajnim bazik dhe do të fillojmë që nga janari i vitit 202”, tha ai.