Qeveria sot vendos për rihapjen e kufijve, çerdheve e kafiterive
Qeveria e Kosovës do të vendos sot për rihapjen e kufijve, çerdheve e kafiterive pas më shumë se dy muajve mbyllje.
Qeveria do të mblidhet në ora 19:00 ku do të vendosë për rihapjen e tyre. Kjo është konfirmuar për media edhe nga zyrtarë të Qeverisë.
Hapja e çerdheve do të bëhet me kritere të rrepta.
Vendimi për mbylljen e çerdheve ishte marrë më 11 mars për shkak të pandemisë e cila ka prekur edhe Kosovën. Mbrëmë janë raportuar 6 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin në 1 mijë e 70 persona. Janë shëruar 840 të tjerë ndërsa kanë vdekur 30 persona, shumica e të cilëve me sëmundje edhe të tjera kronike.
Po ashtu, nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.
“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Qeveria.
Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.
Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.
“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, tka njoftuar Ministria.
Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.