Abrashi i LDK-së godet VV-në: Avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë e janë ofruar me fqinjët tjerë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka kërkuar nga ekzekutivi që ta hap kufirin me Shqipërinë.
Nga nesër, Shqipëria do t’i hapë kufijtë, derisa, Abrashi e ka quajtur të pakuptimtë që një gjë të tillë mos ta bëjë edhe Kosova.
“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë”, ka thënë Abrashi.
Sipas tij, duhen veprime konkrete e jo populiste, nëse duan bashkëpunim kombëtar.
“Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë ofruar me fqinjët tjerë”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.