Gashi jep detaje për të infektuarin nga fshati Llazarevë
I infektuari nga fshati Llazarevë e Komunës së Obliqit është rast kontakti me një person të infektuar më herët nga i njëjti fshat.
Personi i mëhershëm nga i cili u infektua rasti i sotëm ishte punëtor në një klinikë në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.
“Është familjar i të infektuarit më herët në fshatin Llazarevë, i cili ka punuar në një klinikë në Prishtinë”, tha Gashi.