Kafenetë hapen nga nesër, këto janë masat që duhet të zbatohen
Nesër pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë. Në Shoqatën e Gastronomëve kanë treguar se cilat janë masat që duhet të zbatohen nga e hëna nëpër lokale.
Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë ka bërë thirrje që këto masa të respektohen nga të gjithë pronarët e kafiterive, por edhe nga klientët.
Me masat e reja, tavolinat duhet të kenë distancë 1.5 metra nga njëra-tjetra e stafi duhet të jetë i pajisur me maska.
Dezinfektuesit duhet të jenë të vendosurë ne lokale, derisa klientër nuk do të kenë qasje në banak për të bërë porosi.
Menytë duhet të bëhen njëpërdorimëshe, përderisa ato që janë të plastifikuara të dezinfektohen pas çdo përdorimi, derisa pirunët, thikat e lugët do të dërgohen vetëm me porosi, pra nuk do të jenë të ekspozuara në tavolinë sikurse zakonisht.
Para çdo kafeneje duhet të vendosen pankarta vetëdijësuese, ku bëhet thirrje për mbajtje të distancës dhe higjienës.
“Menaxherët dhe pronarët e lokaleve të mbajnë përgjegjësinë për çdo parregullsi dhe grumbullim në lokale mos të hezitojnë të kontaktojnë organet e rendit”, ka shkruar Kllokoqi.