Parashikimi i motit për nesër
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, të cilat do të krijojnë kushte për formim të vranësirave të dendura dhe jo stabile.
Gjatë ditës, pos intervaleve me diell, parashihen reshje shiu të shoqëruara dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.