AAK: Prokuroria mos të heshtë, Haskuka bleu karrigen 129 euro për 995 euro në tender
Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar lidhur me turpin e menaxhimit në Komunën e Prizrenit.
AAK ka thënë se keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit të pandemisë.
AAK i ka bërë ftesë Prokurorisë që duhet të nisë hetimet sa më shpejtë.
Turpi i menaxhimit në Komunën e Prizrenit. Prokuroria e shtetit nuk duhet të heshtë!
Keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit pandemik. Tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër teren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë.
AAK ka bërë një përllogaritje të çmimeve reale, dhe të çmimeve me të cilat Komuna e Prizrenit ka blerë ulëse e shtylla parku, sipas një tenderi të shpallur së fundmi.
Çmimi i ulëses sipas tenderit: 995 euro
Çmimi real i ulëses: 129 euro
Çmimi i shtyllës për ndriçim sipas tenderit: 900 euro
Çmimi real i shtyllës për ndriçim: 11 euro
Shuma e përgjithshme sipas çmimit real: 8,400 euro
Diferenca është 105,300 euro, që i bie se dikush nga zyrtarët komunalë të Prizrenit, i ka futur në xhep këto para.
‘Tender pazari’: Haskuka i VV-së, ulësen e 11 eurove e paguan 995 euro