15-vjeçarja kosovare bëhet nënë
Një vajzë e mitur është bërë nënë në Kosovë gjatë kësaj jave. 15-vjecarja ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore pranë klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së. Gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është stabile.
Këtë e ka bërë të ditur për Express drejtori i klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci.