Akuzat se Kurti & Co kanë hyrë në dhomën e përgjimeve, reagon ish-prokurori Sylë Hoxha
Ish prokurori i shtetit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se qasje në dhomën e përgjimeve të Postës së Kosovës ka vetëm kryeprokurori i shtetit dhe personat që autorizohen nga ai.
Në një lidhje direkte për Klan Kosova, ai u shpreh se në raste të caktuara angazhohen edhe hetues që e kanë ndonjë përcjellje nën vëzhgim, por për personat tjerë kjo zyrë është e paprekshme dhe se askush nuk duhet të depërtojë aty përveç kryeprokurorit dhe të autorizuarve të tij.
“Mënyra se si dikush mund të depërtojë pa autorizim, duhet të përgjigjet se si ka mundur të hyjë aty”.
“Nëse kjo ka ndodhur, sigurisht se do të përgjigjet sepse kjo është vepër penale për zbulim të sekretit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, etj, me të cilën do të merret prokurori i rastit”, u shpreh Syla.