Zhduket një burrë nga Mitrovica
Një grua nga Mitrovica e Jugut ka raportuar në Policinë e Kosovës për zhdukjen e bashkëshortit.
Rasti është raportuar dje rreth orës 10:00 dhe thuhet se burri prej 26 majit nuk dihet se ku është.
“Më 27.05.2020 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime të njësive përkatëse të policisë, por deri tani nuk ka diçka të re./FaktePlus