Arrestohet një person në Viti, pengoi në kryerjen e punimeve të ligjshme
Është arrestuar një person në Viti pasi i njëjti ka penguar në kryerjen e punimeve të kontraktuara nga një kompani.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka penguar në punë dhe më pas ka kërkuar ndërprerjen e tyre.
“Viti 26.05.2020 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte penguar ankuesin mashkull kosovar punëtor të një kompanie dhe nga i njëjti kishte kërkuar që ti ndërpres punimet e kontraktuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja, përcjell FaktePlus.