Zvicra beson se autoritetet kosovare do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një njoftimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shprehur besimin se autoritetet politike në vendin tonë do ta respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe rregulloret, kjo sipas tyre për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik.
Ky është postimi i plotë i Ambasadës:
Tetorin e kaluar, një shumicë e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe u besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm që të kryejnë reformat kryesore, por edhe të nxisin një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull.
Që atëherë Qeveria është përkujdesur ka demonstruar përkushtimin e tyre për të avancuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e qytetarëve.
Zvicra beson se autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë.