Vetëvendosje zgjeron terrenin, fillon shënjimin me pika të kuqe edhe te Komuna e Prishtinës
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjeruar terrenin e shenjëzimit me pika të kuqe në Prishtinë. Tashmë shenjëzimi me pika të kuqe po bëhet edhe në afërsi të Komunës së Vjetër në Prishtinë.
Disa aktivistë po zgjerojnë terrenin parapërgatitës për protestën e nesërme. Protesta do të mbahet nesër në Prishtina nga ora 17 deri në orën 19:00.
Në njoftimin fillestar thuhej se do të marrim pjesë 3500 protestues, por që gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që numri i protestuesve të jetë deri në 5000.
Analistët e vlerësojnë protestën si një formë presioni ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të bëhet publik në 48 orët e ardhshme.