Haradinaj: Gjykata Kushtetuese do të përkrah Qeverinë “Hoti”
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, është shprehur se Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, që të vie në krye Qeveria “Hoti”.
Haradinaj ka thënë se Vetëvendosja e ka humbur besimin. Ai shtoi se nuk do të thotë që saherë të rrëzohet një Qeveri të shkoj Kosova në zgjedhje.
“Edhe pse nuk jam ashtu në nivel të interpretimit të neneve veç e veç të Kushtetutës, qëllimi i saj me siguri ka me u reflektu fryma e Kushtetutës prej Gjykatës. Pra, mendoj se do t’i jap përkrahje për mandatarin e Presidentit, për qeverinë “Hoti”.
“Nuk ka të bëjë me mohim të të parit por dalja nga një situatë duke kërkuar zgjidhje vetëm të ti pari, pra të Vetëvendosja”, tha Haradinaj në T7.
“Do të ishte një luks i teprum për Kosovën që saherë i pari të mos e formoj Qeverinë të shkoj në zgjedhje”, tha ai.
Haradinaj se tha tërë procesi i dekretit nuk do të thotë se ia kanë mohuar Vetëvendosjes që të formoj Qeverinë madje nuk e ka shfrytëzuar as mundësinë e dytë.