Vetëvendosja organizon “performancë” me rreth 3500 persona në sheshet e kryeqytetit
Të enjtën Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë një “performancë” me afro 3500 persona në sheshin “Skenderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Adem Jashari”.
Në dokumentit që ka siguruar IndeksOnline, në njoftimin e koordinatorit të aktiviteteve, Egzon Balaj, ka thënë se për këtë perfomancë do të jenë të angazhuar 200 aktivistë.
Kurse, përgatitjet teknike do të fillojnë nga ora 16:00 ndërsa performanca do të mbahet nga 17:00 deri në ora 19:00.