Tahiri: Nga tetë rastet e reja me COVID-19 në Vushtrri, tre të prekur janë punëtorë shëndetësorë
Kryetari Xhafer Tahiri thotë se të infektuarit e sotëm janë raste kontakti.
Ai thotë se pacienti që ka shkaktuar rastet është trajtuar ordinanca private dhe nuk është referuar me kohë në Klinikën Infektive.
“Pacienti ka frekuentuar së paku tri klinika private dhe asnjëra nga to nuk e ka referuar për testim për coronavirus, por në fund e ka referuar Qendra e Mjekësisë Familjare”, tha ai.
Kryetari i Vushtrrisë thotë për TV Dukagjinin se nga këta të infektuar tre prej tyre janë personel shëndetësorë.
“Dy nga të infektuarit janë punëtorë shëndetësorë të sektorit publik dhe njëri nga sektori privat”.
Tahiri thotë se personat që kanë dalë pozitiv me COVID-19 janë në vet izolim dhe janë nën monitorim të rreptë të policisë.
Ai ka thënë se mbyllja e qytetit apo fshatrave nuk është më opsion në këtë fazë.
I pari i Vushtrrisë ka treguar së tashmë në këtë komunë janë 31 raste aktive me coronavirus.
Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u afrohen personave që nuk kanë maska në mënyrë që të mos rrezikojnë infektimin.